E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Therje me thikë në qendrën e konvikteve në Mitrovicën Veriore, dy persona dërgohen në spital

Konfliktet mes të rinjtë jo rrallëherë kalojnë në përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Të tilla incidente shpesh eskalojnë edhe në përdorimin e mjeteve të forta e të mprehta, që përfundojnë me të plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur sonte në qendrën e konvikteve në Mitrovicën Veriore, ku dy persona janë therur me thikë dhe për pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se përleshja dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshje verbale, me ç’rast një person dyshohet se i theri dy viktimat dhe u largua në një drejtim të panjohur.

I dyshuari tashmë është identifikuar nga Policia dhe është shpallur në kërkim, mëson tutje Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Besim Hoti nga Drejtoria e Policisë në Veri, i cili tha se Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e rastit.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer