E enjte, 28 Mars, 2024

Tradhtia e burrit shkakton konflikt mes çiftit në Skenderaj: 35-vjeçari e sulmon gruan, e kërcënon se do ta vrasë atë dhe veten

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.

Në Polici mbrëmë kanë përfunduar edhe një çift nga fshati Qirez i Skenderajt, pasi burri dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka deklaruar se i shoqi ushtron dhunë sistematike ndaj saj dhe për këtë kishte kërkuar edhe më parë ndihmë nga Policia. Sipas saj, i gjithë konflikti mes tyre ka lindur për shkak të tradhtisë së 35-vjeçarit, i cili ka një lidhje jashtëmartesore me një grua tjetër.

Bazuar në dëshminë e saj, pas një konflikti verbal lidhur me çështjen, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht duke e kafshuar në dorë dhe më pas e ka kërcënuar se nëse i njofton familjarët, do e vrasë atë dhe më pas veten.

Si pasojë e dhunës së përjetuar, viktima ka marrë lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

 Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer