Një ngjarje e rëndë është raportuar në një fluturim që po vinte nga Zvicra për në Kosovë, ku një person dyshohet se ka humbur jetën gjatë udhëtimit.
Sipas informacioneve të publikuara nga Klan Kosova, rasti ka ndodhur pak para aterimit të aeroplanit në Kosovë. Viktima ka ndërruar jetë brenda avionit, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura shkaqet apo rrethanat që çuan në këtë tragjedi.
Autoritetet përkatëse pritet të dalin me informacione shtesë pas përfundimit të procedurave dhe verifikimeve të nevojshme.