Të fundit:

Drenicasi s’pranon të ndahet nga e fejuara, e kërcënon atë dhe familjen e saj

Telashet mes çifteve të cilët kanë zgjedhur që jetën...

Fadil Nura pa pikën e mëshirës i nxjerr pensionistet në ‘sokak’ [FOTO]

Pensionistet e komunes së Skenderajt, sot nuk kanë mundur...
- Advertisement -

Tragjike: Vetura godet për vdekje një person

- Advertisement -

Një person ka humbur jetën pasi u godit për vdekje nga një veturë që po lëvizte në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Sllatinë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë me dije se vdekjen e këmbësorit e ka konstatuar mjeku që doli bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 20:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila është aksidentuar një këmbësor”.

- Advertisement -

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se këmbësori është pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -