E shtunë, 9 Nëntor, 2024

U njoftua për largim nga kombëtarja e Kosovës përmes një telefonate dyminutëshe, rrëfehet Anneli Andersen

Ish-sekeltorja e Kosovës te vajzat, Anneli Andersen, ka njoftuar se është larguar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një telefonate dyminutëshe.

“Më njoftuan për ndërprejen e bashkëpunimit përmes një telefonate 2 minutëshe. S’pata mundësi për t’i dhënë lamtumirën lojtareve të Kosovës. Kontrata ime normalisht do të përfundonte në nëntor të këtij viti”, tha ajo në emisionin ‘Favorit’ në T7.

Ajo ka edhe një “mesazh” për lojtaret e Kosovës që i kishte udhëhequr.

Shpresoj që të më kontaktojnë shpesh, unë do të jem e gatshme për to gjithmonë, do t’u jem ndihmë në karrierën e tyre”, përfundoi ajo.

Para pak ditësh kishte thënë se kontrata e trajnerës suedeze kishte përfunduar, dhe se kishin zgjedhur për një selektor të ri.

FFK-ja kishte zyrtarizuar në krye të Kosovës A te vajzat Sami Sermaxhajn, i cili më herët ishte trajner te grupmoshat e reja të Kosovës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer