Thursday, May 7, 2026

U tha se Majlinda Kelmendi do të jetë pjesë e listës së Vjosa Osmanit, reagon klubi i xhudos “Ippon”

Klubi i Xhudos “Ippon” ka bërë të ditur se kampionja olimpike Majlinda Kelmendi nuk do të jetë pjesë e asnjë partie politike dhe nuk do të angazhohet në asnjë listë zgjedhore.

Përmes një mesazhi, klubi ka mohuar zërat për përfshirjen e saj në politikë.

“Përmes këtij mesazhi duam t’ju informojmë se Majlinda Kelmendi nuk do të jetë pjesë e asnjë partie politike”, u tha në mesazhin e dërguar për Debat Plus.

Reagimi erdhi pasi në emision u tha se po flitet mundësia e përfshirjes së saj në listën e Vjosa Osmanit për zgjedhjet e ardhshme, gjë që tashmë është mohuar zyrtarisht.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer