Friday, May 22, 2026

Unifikohet PDK në Drenas, Ramiz Lladrovci: Driton Ajazi ka përkrahjen tonë të plotë

Pas emërimit të Driton Ajazit si ud i kryetarit të degës së PDK’së në Drenas, Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Drenasi ka qenë dhe mbetet i bashkuar, duke theksuar se qyteti do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm PDK-në.

Lladrovci ka deklaruar se Drenasi, që dikur ishte bastion i UÇK-së, sot është bastion i pathyeshëm i PDK-së dhe se kjo do të dëshmohet edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Lladrovci bëri të ditur se emërimi i Driton Ajazi si ushtrues detyre i Degës së PDK-së në Drenas dhe shef i shtabit zgjedhor për zgjedhjet nacionale, ka marrë përkrahjen e plotë të tij dhe të kryetarit të partisë.

Postimi:

Drenasi ka qenë, është dhe mbetet i bashkuar!

Të gatshëm ta ndryshojmë Kosovën. Drenasi dje bastion i UÇK-së, sot bastioni pathyeshëm i PDK-së do të dëshmojë edhe një herë se misioni dhe vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes na bashkon dhe sjell fitore.

Emërimi i Driton Ajazit Ushtrues detyre i Degës deri në zgjedhje dhe Shef i Shtabit zgjedhor për zgjedhjet nacionale, mori përkrahjen e plotë të Kryetarit dhe timen, për t’i thënë Stop krizës, për ta ndryshuar Kosovën.

Angazhimi ynë për fitoren e PDK-së në Drenas, është detyra jonë dhe do ta kryejmë me nder.

#StopKrizësNdryshoKosovën
#PDK125
#BedriHamzaKryeminister

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer