E shtunë, 20 Prill, 2024

Vaki Kosovare: 30-vjeçari e rrah policin, shkak përparësia e kalimit

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Por ka raste kur ata përballen me të tilla incidente edhe jashtë detyrës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku një zyrtar policor, jashtë detyrës, është sulmuar nga një person, i cili u kap me të për shkak të një mosmarrëveshje momentale në trafik.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur derisa polici ishte duke ecur me fëmijën e tij, kur i dyshuari tentoi ta parkojë veturën e tij në trotuar dhe aty plasi sherri, që eskaloi në dhunë fizike.

Polici që u sulmua pësoi lëndime trupore, për çka mori trajtim mjekësor dhe kërkoi ndihmë nga kolegët e tij. Me të dalë një njësi policore në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Të fundit

Alby në lidhje të re dashurie

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer