E hënë, 7 Tetor, 2024

Dyshohet për vale dorëheqjesh në Spitalin e Mitrovicës

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës është përfshirë sot nga një valë e dorëheqjeve në menaxhment.

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka mbetur pa menaxhment. Para gjysmë ore kanë dhënë dorëheqje i gjithë menaxhmenti ekzekutiv.

Enver Beqiri ud. i drejtorit ekzekutiv; Fatbardh Rexha ud. i drejtorit shëndetësor; Merita Habibaj ud. drejtoreshë e Infermierisë dhe Hajrije Mustafa ud. drejtoreshë operative, i kanë lënë pozitat sot.

Lajmin për dorëheqje Gazeta Shneta ka e mësuar nga burime brenda spitalit, ndërsa arsyet e dorëheqjes ende nuk janë konfirmuar. Jo zyrtarisht mësohet se arsyeja mund të jenë personat e emëruar nga Beqiri në pozitat drejtuese në menaxhment, emërimi i të cilëve nuk është përkrahur nga menaxhmenti i SHSKUK-së.

Gazeta Shneta ka provuar të marrë versionin e tashmë ish-drejtorit Enver Beqiri, dhe ish-drejtoreshës Operative, Hajrie Mustafa, mirëpo nuk kanë qenë të qasshëm.

Kujtojmë se Beqiri erdhi në këtë pozitë para një muaji, pas dorëheqjes së ish-drejtoreshës Luljeta Zhubi. Pas marrjes së detyrës Beqiri ka emëruar edhe udhëheqësit tjerë të cilët sot kanë dhënë dorëheqje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer