E shtunë, 27 Korrik, 2024

“Veç së jemi familjar të Nuredin Lushtakut”, Të afërmit e të riut në Skenderaj akuzojnë Fadil Nurën për bojkotim dhe diskriminim!

Fatjon Gashi, nxënës i klasës së tetë, në shkollën “Shaban Jashari” në Skenderaj, me datën 17 shkurt ka hapur një ekspozitë për nder të Pavarësisë së Kosovës, shkruan portali rajoni.org

Fatjoni ka dërguar disa foto që mund t’i shikoni më poshtë, ku ka punuar 2024 copa letër me tekniken Muzaik.

Poashtu punimet e tijë janë ekposzuar edhe ne Sheshin Adem Jashari.

Mozaiku që mori pamjen e flamurit të Kosovës është dhurata që i riu ka vendosur ta prezantojë para të gjithëve në ditëlindjen e 16-të të shtetit të Kosovës.

1 muaj të plotë i mori kohë për ta punuar këtë mozaik, i cili tashmë është pjesë e ekspozitës së shkollës. Prej këtu, ai u vendosë edhe në sheshin e kësaj komune.

Anisë ai terë këtë e bëri me mund dhe përkushtim, Fatjoni jo që nuk u përkrah por i njëjti u bojkutua nga kreu i Skenderajt, Fadil Nura dhe vartësi i tij, Sami Lushtaku.

Sipas familjarëve të Fatjonit, bojkoti ka ardhur si pasojë e inateve politike dhe afërsisë së të riut me Gjeneral Nuredin Lushtakut.

“Po, ai është bojkotu veç së është familjar i Nuredin Lushtakut. Paramendo ku arrijnë inatet politike e personale edhe tek fëmijet”, ka thëné familjari i Fatjonit për portalin rajoni.org.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer