E shtunë, 27 Korrik, 2024

Vendimi i Komerciales, Telekomi: Janë hapur rrugë për të na grabitur edhe mbi 5 milionë euro

“Antiligjor” dhe “të dëmshëm”, e ka vlerësuar Telekomi i Kosovës vendimin e Gjykatës Komerciale vendimin për rastin e procedurës përmbarimore mes Telekomit dhe kreditorit “Dardafon.net”, vendim ky që e detyron Telekomin të paguajë mbi 5 milionë euro.

Përmes një komunikate për media nga Telekomi është thënë se vendimi i shkallës së parë u bë në mënyrë abuzive nga gjyqtari Hasan Kryeziu.

“Me datën 16.02.2024, e pranuam Aktvendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale, i marrë në të njëjtën ditë dhe në mënyrë tërësisht abuzive nga gjyqtari i çështjes, pa u mbajtur asnjë seancë ku palët do të mund t’i paraqitnin pretendimet dhe provat e tyre dhe pa e caktuar fare ekspertizën financiare siç kërkohet në vendimin e Shkallës së Dytë”, thuhet në komunikatë.

Sipas Telekomit, në këtë rast duhet të ndërmerren veprimet urgjente për ta parandaluar krimin financiar, duke thënë se ky vendim ka elemente të qarta kriminale.

“Në ndërkohë, me të gjitha provat dhe faktet e paraqitura në Gjykatë, është vërtetuar se Telekomi i Kosovës e ka paguar shumën prej mbi 40 milionë € në emër të vendimit të Arbitrazhit, ndonëse obligimi nga Vendimi i Arbitrazhit ishte për rreth 27 milionë €”.

“Kështu, deri tani Telekomi i Kosovës, në mënyrë të dhunshme, është detyruar të paguajë mbi 13 milionë € më tepër. Sipas aktvendimit në fjalë, plaçkitja e shumës prej 5.7 milionë € rezulton të jetë një pagesë e tepërt, mbi 19 milionë € më e lartë se shuma e obliguar sipas Vendimit të Arbitrazhit”, thuhet tutje në reagim.

Vendimi i Telekomit që detyron Gjykatën Komerciale t’ia paguajë “Dardafonit” 5.7 milionë euro.

Ndërsa është sqaruar se buxhetimi i Telekomit mund të derdhet në llogaritë bankare të “Dardafon” dhe të transferohet menjëherë jashtë vendit.

“E vërteta është se Telekomi jo vetëm që e ka njohur lartësinë e obligimit të dalë nga arbitrazhi, por edhe ka paguar mbi 13 milionë € më tepër. Për këtë mbipagesë Shkalla e Dytë me të drejtë ka kërkuar që të bëhet ekspertizë financiare nga ndonjë kompani e licencuar e auditimit”.

“Prandaj themi se vetëm ekspertiza financiare e vendos drejtësinë në këtë çështje. Ne besojmë fuqishëm që në rigjykimin e Shkallës së Dytë ‘Dardafon’ do të detyrohet t’ia kthejë Telekomit paratë e tepërta të marra padrejtësisht. Por atëherë do te jetë tepër vonë, sepse llogaritë e Dardafonit mund të jenë të zbrazura”.

Duke shtuar se Telekomi do ta ketë në dorë vendimin e gjykatës, që i jep të drejtën e kthimit të parave, por paratë mund të jenë në posedim të fshehtë të pronarëve të ‘Dardafon’.

Më 4 janar, Qendra Zvicerane e Arbitrazhit, kishte vendosur lidhur me padinë e kompanisë “Paykos”, ndaj Telekomit të Kosovës, ku Telekomi detyrohet që t’i paguajë “Paykosit”, 850 mijë euro, ndërsa kompania detyrohet që Telekomit të Kosovës t’ia paguajë 1.4 milionë euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer