E diel, 21 Korrik, 2024

Vendimi për kryetar, punët e para, gjendja financiare dhe synimet e klubit – flet president i KF Drenicës

Gezim Ramadani me 12 korrik të këtij viti është zgjedhur president i ri i klubit të KF Drenicës, ndërsa zëvendës president u zgjodhen dr. Çaush Dobra dhe Dr. Bastri Durmishi, shkruan portali rajoni.org.

Ramadani, i cili ushtron veprimtari në fushën e mjekësisë ka qenë prej kohësh mbështetës i klubit sëbashku me doktorr Ragip Durmishin.

Në foto: Presidenti Gezim Ramadani, zv presidenti Çaush Dobra, doktorri Ragip Durmishi dhe bizismeni Enis Veliqi
Në foto: Presidenti Gezim Ramadani, zv presidenti Çaush Dobra, doktorri Ragip Durmishi dhe bizismeni Enis Veliqi

Doktorri ka dhënë një intervistë për portalin rajoni.org.

Vendimi për t’u emëruar president i Drenicës“Të jem i sinqertë nuk e kam pasur ndërmend që në këto momente ta marr drejtimin e klubit. Por klubi ishte në një situatë jo të mirë sigurisht pas renjes nga superliga dhe nuk kishte çdo kush guximin ta pranoj një pozitë të tillë, shokët më kanë propozuar, ka qenë edhe kryetari i komunës dakord dhe me vullnet e kam pranuar këtë sfidë”.

Punët e para me të cilat është marrë presidenti i ri në klub – “Po klubi me vonesë ka filluar pregaditjet pas konstituimit të kryesis së re, e kemi gjetur klubin me 7 ose 8 lojtar. Ne transferuam disa lojtar me përvojë poashtu morëm edhe trajnerin Keqi. Pas tri ndeshjeve ne grumbulluam vetëm 1 pikë, kështu së bashku me kryesinë vendosëm që ta ndërprejmë bashkpunimin me të. Pastaj drejtimi i ekipit ju besua drejtorit sportiv Bashkim Idrizi i cili ka bërë një punë të mirë me ekipin dhe nga 3 ndeshjet që ka drejtuar ka arritur klubi të marrë 7 pikë”.

Gjendja momentale e klubit është e mirë – “Probleme financiare nuk ka, kemi mbështetjen e komunës, po ashtu kemi disa sponsor që na mbështesin. Shpresojmë qe me rezultate të mira do të na bashkohen edhe më shumë donatorë!”

Synimet e Drenicës“Nëse nuk do të besoja se nuk do të kisha sukses, nuk do të futesha fare në këtë punë. E dua këtë klub dhe dua të jap kontributin tim. Do të mundohemi t’i zgjidhim të gjitha çështjet në mënyrën më të mirë të mundshme. Rikthimi në superligë mbetet prioritet kryesor”, përfundoj Ramadani.

Në foto: Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, presidenti Gezim Ramadani, zv presidenti Çaush Dobra dhe Bastri Durmishi, doktorri Ragip Durmishi, drejtori sportiv Bashkim Idrizi
Në foto: Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, presidenti Gezim Ramadani, zv presidenti Çaush Dobra dhe Bastri Durmishi, doktorri Ragip Durmishi, drejtori sportiv Bashkim Idrizi

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer