Friday, May 29, 2026

Vendlindja e Hashim Thaçi i jep mbështetje të madhe Përparim Gruda

Kandidati për deputet nga PDK-ja me numër 4, Përparim Gruda, ka takuar sot banorët në Burojë, vendlindjen e Hashim Thaçi, për të cilin tha se “ndryshoi orën për Kosovën”.

Gruda tha se liria, pavarësia dhe shtetndërtimi janë vlerat mbi të cilat është ndërtuar mendësia e Drenicës.

Ai u shpreh se angazhimi për atdheun mbetet boshti i PDK-së dhe se bashkë do të punojnë për ta ndalur krizën dhe për ta ndryshuar Kosovën.

Postimi:

Buroja, vendlindja e njeriut që ndryshoi orën për Kosovën, Hashim Thaçit.

Për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin. Kjo është mendësia e Drenicës.

Angazhimi i përhershëm për atdheun është boshti i Partisë Demokratike të Kosovës.

Bashkë, si dikur, të udhëhequr nga idealet më fisnike, do ta ndalim krizën dhe do ta ndryshojmë Kosovën.

Dhe do t’i presim kështu bashkë, me fitore, heronjtë tanë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

#PDK125
#BedriHamza1
#PerparimGruda4
#stopkrizes

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer