E diel, 19 Maj, 2024

Vetëvendosje në Skenderaj dorezon një lëndë kundër komunës së Skenderajt në krimet ekonomike

Qendra e Levizjes Vetëvendosje në Skenderaj, e përfaqësuar nga zyrtari i saj, Bahri Zabeli, ka dorezuar një lëndë në polici, lidhur me disa dyshime për keqpërdorime me grante të bëra nga drejtoria e bujqësisë në Skenderaj, shkruan portali rajoni.

“Sot kam dorëzuar një njoftim në Policinë për Krime Ekonomike në lidhje me keqpërdorim e granteve bujqësore të bëra nga Komuna e Skënderajt, konkretisht Drejtoria Bujqësisë”, ka shkruar Zabeli.

Ai pretendon së Komisioni Komunal kishte vlerësuar me nga 20 pikë disa përfitues të cilët sipas komisionit i kishin nga 2 hektarë me misër, por pas kërkesës për qasje në dokumente zyrtare në Ministrinë e Bujqësisë, Zabeli thotë së rezultoi se 10 përfitues kishim 0 (zero) ari me misër.

“Komisioni, u ka dhënë nga 20 pikë njerëzve që kishin 0 (zero) ari me misër, ndërkohë që ua ka zbritur pikët disa aplikuesve të cilët më të vërtetë kishin më shumë se 2 hektarë me miser.  Komisioni nuk ka zbatuar rregulloren komunale, e as ligjet, thjeshtë ka vlerësuar dhe ka poentuar  sipas urdhërave politike.  Mbetëm me shpresë që Policia për Krime Ekonomike, do të fillojë një hetim mbi këto keqpërdorime tashmë të faktuara”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer