Wednesday, April 22, 2026

Zëdhënësja e Komunës së Skenderajt i “serviloset” Sami Lushtakut? i del kundër asamblistes më të votuar të PDK-së

Asamblistja e PDK-së në Skenderaj, Rrezarta Hasani, e cila njihet për qëndrimet e saj të pavarura, ka reaguar pas organizimit të zyrtarëve komunalë të Komunës së Skenderajt e udhëhequr nga Sami Lushtakut, të cilët dolën në terren për aksion pastrimi, shkruan rajoni.org.

Hasani, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar disa prej pjesëmarrësve duke lënë të kuptohet se aksioni është shfrytëzuar më shumë për fotografi sesa për punë reale.

“Disa ‘pastrun’ veq per foto! disa dolën me kostume, qanta e shtiklla si ne sfilate… e disa tjeter punun pa postu hiq. Respekt per ata qe punojn pa show… se mbeturinat nuk hiqen me like”, ka shkruar ajo.

Ajo ka shtuar se kujdesi për ambientin nuk duhet të bëhet vetëm një ditë, por çdo ditë.

Menjëherë pas këtij postimi ka reaguar zëdhënësja e Komunës së Skenderajt, Besjana Thaçi, e cila e ka kundërshtuar Hasanin.

Thaçi ka thënë se askush nuk ka dalë për “sfilatë”, por nga vullneti i mirë dhe se mjetet e punës, përfshirë shtikllat, janë pjesë e natyrës së punës së tyre.

“Te lutem per me shume kritike objektive”, ka shkruar Thaçi.

Në komentin e saj, Thaçi ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi, duke tentuar ta ironizojë Hasanin.

Screenshot
Screenshot

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer