E premte, 29 Mars, 2024

39-vjeçari sulmon me shufër hekuri një plak, dërgohet në gjendje të rëndë për spital

Një person i moshuar është dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore të cilat dyshohet se i mori pas një sulmi fizik, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se pas dhënies së ndihmës së parë, 72-vjeçari është transferuar me urgjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë deklaratën e viktimës për atë që ka ndodhur.

Bazuar në dëshminë e tij, derisa ishte duke ecur rrugës, një person të cilin e ka identifikuar, ka dalë nga vetura e tij dhe ka filluar që të fjaloset verbalisht. Pas kësaj, 39-vjeçari dyshohet se ka goditur të moshuarin me shufër metalike (armaturë) në pjesë të ndryshme të trupin, duke i shkaktuar atij lëndime serioze.

I dyshuari është vetdorëzuar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin. Po ashtu është sekuestruar edhe shufra metalike që dyshohet se u përdor në rast.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer