Monday, April 27, 2026

A do të votojë PDK dikë nga familja Jashari për president? Ja si përgjigjet Hamza

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka komentuar mundësinë që kjo parti të mbështesë një kandidat për president nga familja Jashari.

I pyetur nëse PDK do të votonte një emër të tillë, Hamza tha se nuk mund të flasë për situata hipotetike, duke theksuar se qëndrimi i partisë tashmë është i qartë dhe i pandryshueshëm.

“Nuk muj me fol mbi bazën e situatave hipotetike, ne e ruajmë vlerësimin dhe konsideratën më të lartë për familjen Jashari, por e kemi dhënë qëndrimin tonë dhe qëndrimi ynë nuk ndryshon”, ka deklaruar ai.

Hamza ritheksoi se PDK mbetet në qëndrimin e saj të mëparshëm lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer