Thursday, April 30, 2026

Shërbimet publike po zvogëlohen dita-ditës në Runik!

Zhvillimet e fundit në Runik po shqetësojnë banorët, të cilët thonë se vendime të njëpasnjëshme të Komunës së Skenderajt po ua vështirësojnë jetën e përditshme, shkruan rajoni.org.

Sipas banorit të kësaj zonë, Labi Dervishaj, fillimisht u mbyll shkolla e mesme në këtë zonë, më pas Runiku u anashkalua edhe në vendosjen e stacionit të autobusëve, ndërsa tani është dobësuar edhe funksionimi i ambulantës.

Aktualisht, shërbimet shëndetësore në ambulantën e Runikut ofrohen vetëm 2 deri në 3 orë në mëngjes, ndërsa gjatë pjesës tjetër të ditës qytetarët janë të detyruar të shkojnë në Skenderaj edhe për shërbime bazike.

Ai ka shkruar së kjo situatë po konsiderohet problem serioz, sidomos për të moshuarit dhe rastet urgjente, e edhe më shumë në kohën kur çmimet e derivateve janë të larta.

postimi:

Respekt për të gjithë punonjësit shëndetësorë, pa dallim, për punën dhe përkushtimin e tyre.

Megjithatë, zhvillimet në Runik janë shqetësuese dhe kërkojnë vëmendje serioze. Vendime të njëpasnjëshme po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e banorëve: fillimisht u mbyll shkolla e mesme, më pas Runiku u anashkalua në vendosjen e stacionit të autobusëve, dhe tani është dobësuar edhe funksionimi i ambulantës.
Aktualisht, shërbimet në ambulantë ofrohen vetëm 2–3 orë (pjeslrisht) në mëngjes, ndërsa pjesën tjetër të ditës qytetarët detyrohen të drejtohen në Skenderaj edhe për shërbime bazike. Kjo krijon vështirësi të mëdha, sidomos për të moshuarit dhe rastet urgjente e sidomos në këtë kohë të çmimeve të larta të derivateve.
Banorët e Runikut meritojnë qasje të barabartë në arsim, transport dhe shëndetësi. Është e nevojshme që institucionet përkatëse të rishikojnë këto vendime dhe të sigurojnë shërbime të plota dhe funksionale për këtë komunitet.
Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer