Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka informacione që të Rashkë të Serbisë po zhvillohen stërvitje që qëllim kanë destabilizimin e veriut të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Lajmin e ka konfirmuar Ganimete Musliu, kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Këtë informacion Musliu tha se ua ka dhënë drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti që raportoi të mërkurën në këtë Komision.
Sipas saj, pjesëtarë të të ashtuquajturës Mbrojtje Civile po trajnohen në Rashkë për gjuajtje me armë e taktizime që synim kanë ta destabiliziojën veriun.
Pjesë e këtyre organizimeve, ajo tha se është edhe Lista Serbe që po ndikon në frikësimin dhe linçimin e serbëve në atë pjesë në prag të mbajtjes së zgjedhjeve.
Përderisa për gjendjen e sigurisë në pjesën tjetër të vendit ajo tha se kanë marrë garanci se gjithçka është nën kontroll.
“E ashtuquajtura Mbrojtja Civile në bashkëpunim edhe me Listën Serbe atje në vazhdim kanë aktivitete në veri të vendit. Pjesëtarët e kësaj organizate po trajnohen në Rashkë për veprime desatbilizuese në Kosovë. Atje vazhdon djegja e veturave të qytetarëve me targa RKS. Po ashtu linçimi dhe presoni është rritur ndaj prestarëve që nuk i binden Listës Serbe. Prandaj, si shtet duhet të përgatitemi për çdo provokim të situatës që mos të na zë në befasi. AKI po e kryen punë me sukses dhe e ka përkrahen e Komisionit për veprime konkrete. Unë flas zyrtarisht si institucion, është e konfirmuar – janë duke u stërvitur në Rashkë që mund të merren në veri të Kosovës, ka stërvitje, gjuajte me armë, taktizim”.
“Nga drejtori u njoftuam rreth gjendjes së sigurisë në vend. Drejtori na raportoi në detaje për punën dhe aktivitetet e tij. Ky ishte një raportim i rregullt, por fokusi ishte në gjendjen e sigurisë ne veri të vendit ku tash edhe jemi në prag të zgjedhjeve. Gjendja e sigurisë në Kosovë konstatohet të jetë stabile në përjashtim të katër komunave në veri të vendit ku ka tendenca për destabilizim”.