Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, ka njoftuar se është rritur për 10 euro pagesa për komisionerët e vëzhguesit që do të angzhohen në zgjedhjet e 7 qershorit, shkruan Reporteri.net.
Sipas Krasniqit, në buxhetin e paraparë për një proces zgjedhor, 60 për qind e buxhetit parashihen për pagesat e të angazhuarve në zgjedhje.
“Ne kemi marrë një masë shtesë, duke e parë nivelin e jetesës në vazhdimësi, e kemi peshuar pagesën e tyre kundrejt standardeve, ne e kemi rritur për 10 euro secilin prej funksioneve që ka të bëjë me Këshillet e Vendvotimit dhe vetë numëruesit. Pagesa është për të mbuluar shpenzimet e tyre për këtë proces por për kah rëndësia s’ka mjete që mund ta vlerësojnë këtë proces”, ka thënë Krasniqi në KTV.
KQZ-ja ka planifikuar gati 11 milionë euro shpenzime për organizimin e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Fushata zgjedhore e partive politike do të zgjasë 10 ditë, duke nisur nga 28 maji e deri më 7 qershor në orën 7:00 kur edhe hapen vendvotimet.