E enjte, 9 Maj, 2024

Akuzat për rrahje, publikohen pamjet në zhveshtore të ndeshjes Ballkani-Drita

Emisioni sportiv “Favorit” ka publikuar pamje nga dhomat e zhveshjes në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Të shtunën, pas ndeshjes Ballkani – Drita, e cila u mbyll baras 2:2, pati akuza nga ana e gjilanasve, konkretisht drejtori i klubit, Feti Murseli, se suharekasit i kanë sulmuar fizikisht, duke përmendur menaxherin e klubit nga Suhareka, Idriz Hajrizi.

Këto akuza nga Murseli u mohuan kategorikisht nga Hajrizi, por edhe nga klubi i Ballkanit, që doli me një komunikatë zyrtare.

Pas komunikatës së klubit, një tjetër reagim e bëri Murseli, që mes tjerash kritikoi ashpër nivelin e klubit të Ballkanit.

Në emisionin “Favorit” në T7 u publikuan pamje ekskluzive nga dhomat e zhveshjes, të xhiruara menjëherë pas fundit të asaj ndeshjes – fund i cili duket se ishte tensionues.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer