Zyra e Kryeministrit ka njoftuar edhe për një tjetër emërim në pozitën e zëvendësministrit, që e ka bërë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Kësaj radhe, ZKM ka njoftuar se, Hysni Mehani është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Financave.
Njoftimi:
Hysni Mehani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Financave
Prishtinë, 1 maj 2026
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Hysni Mehani në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Financave.
Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Mehani për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.