Wednesday, May 6, 2026

Apel për ndihmë: Ish ushtari i UÇK-së dhe minatori Miftar Mehmeti përballet me shkyçje të energjisë nga Elektroserveri – kërkon mbështetje nga qytetarët

Minatori dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Miftar Mehmeti, po përballet me vështirësi të rënda ekonomike, pasi ka marrë një njoftim nga Elektroserver për pagesën e energjisë elektrike dhe paralajmërim për shkyçje brenda gjashtë ditësh.

Në një reagim publik, Mehmeti thotë se është në pamundësi totale për të shlyer faturën, duke theksuar se nuk ka asnjë të ardhur për ta përballuar këtë obligim.

“Ky njoftim që më erdhi nga Elektroserver për shkyçje brenda 6 ditësh – unë nuk kam asnjë cent për ta paguar. Po du me thanë që po më lënë fëmijët në terr dhe pa bukë,” shprehet ai.

Miftar Mehmeti është ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka kontribuar në luftën për çlirimin e vendit, si dhe në troje të tjera shqiptare. Ai ishte ndër shumë të rinj që iu përgjigjën thirrjes për liri në periudhat më të vështira për vendin.

Sot, ai kërkon ndihmën e qytetarëve dhe institucioneve për të tejkaluar këtë situatë të rëndë, duke apeluar për solidaritet në mënyrë që familja e tij të mos mbetet pa energji elektrike dhe pa kushte bazë jetese.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer