Familjarët e Fidane Kalludra Beqirit nga Vushtrria kanë bërë apel publik për ndihmë, pasi ajo po përballet me një betejë të rëndë shëndetësore.
Fidanja, nënë e tre fëmijëve, është diagnostikuar me leukemi akute me rrezik të lartë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas familjes, asaj i nevojitet trajtim urgjent jashtë vendit, përfshirë transplantimin e palcës kockore, trajtim që nuk mund të realizohet në Kosovë.
Për trajtimin e saj nevojiten gjithsej 114 mijë euro, shumë e papërballueshme për familjen, e cila ka kërkuar solidaritet nga qytetarët për ta ndihmuar Fidanen në këtë sfidë jetike.
“Çdo ditë është vendimtare për jetën e Fidanes. Çdo ndihmë, sado e vogël, është shpresë për shërim”, thuhet në apelin e publikuar nga familjarët.
Të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë, mund ta bëjnë këtë përmes xhirollogarisë bankare:
Për donacione (BKT)
Fatime Kalludra
Xhirollogaria: 1951152342021133
Familja ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen, shpërndarjen dhe lutjet për shërimin e Fidanes.