E hënë, 20 Maj, 2024

Arrestohen katër persona në Skenderaj dhe Drenas, dyshohen për disa vepra penale ‘Vjedhje të rënda ’

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, gjatë ditës së sotme në dy lokacione të ndryshme në Skenderaj dhe Drenas, kanë realizuar bastisje me ç’ rast kanë arrestuar katër persona të dyshuar, shkruan portali rajoni.org.

Arrestimi i katër personave të dyshuar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, pasi të njëjtit dyshohen se janë të përfshirë në disa raste të veprave penale vjedhje të rënda të ndodhura muaj më parë në zonën e Skenderajt.

Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një veturë dhe dëshmi tjera relevante.

Pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer