E premte, 19 Prill, 2024

Arrestohen tre persona në Mitrovicë e Skenderaj, po kërkoheshin nga policia për vepra të ndryshme penale

Policia e Kosovës njofton se dje janë arrestuar tre persona, të cilët ishin të kërkuar nga gjykatat për vepra të ndryshme penale.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se të pandehurit u arrestuan në Mitrovicë e Skenderaj, raporton rajoni.org

“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë dhe Stacionit Policor Skenderaj, gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar tre (3) persona të cilët ishin të kërkuar nga gjykatat për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se dy nga të pandehurit u dërguan në vuajtje të dënimit, ndërsa i treti ka paguar gjobën.

“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, dy nga të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa i dyshuari i tretë pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar ka paguar gjobën dhe i njëjti është liruar”, njofton Policia.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer