E diel, 5 Maj, 2024

Arrestohet ‘Cuci’, i dyshuari për tentim-vrasje në Kolovicë

Fitim Doda, i njohur me nofkën ‘Cuci’, është dorëzuar pranë Policisë së Kosovës, si i dyshuar për tentim-vrasjen në Kolovicë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, ku thuhet se i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Insajderi.

“Prishtinë 26.03.2024 – 13:50. Lidhur me rastin është raportuar se me 24.04.2024 pas një pune intensive hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Fitim Doda dhe Arijan Sijarina dyshohen për tentim vrasjen në lagjen Kolovicë, ndërsa vëllezërit Naim dhe Ahmet Berisha po kërkohen për vrasjen e rëndë. Sirjana dhe vëllezërit Berisha ende ndodhen në arrati.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer