Policia e Kosovës ka arrestuar një 23-vjeçar në Skenderaj, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Policia bënë të ditur së rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:30, kur hetuesit e Stacionit Policor në Skenderaj kanë ndaluar një automjet të dyshuar në të cilin ndodheshin tre persona.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 0.7 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila është sekuestruar si provë materiale.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas intervistimit ndaj një 23-vjeçari është iniciuar rasti penal “Posedim i substancave narkotike”.