Punësimet partiake në KRU Mitrovicë nuk kanë të ndalur. Së fundmi, portali rajoni.org ka zbuluar edhe një emër tjetër i cili i prinë listës në konkursin e hapura nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”.
Bëhet fjalë për asistentin e deputetit Nasuf Bejta dhe anëtarin e kuvendit komunal në Vushtrri nga rradhet e Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Aliu, i cili është punësuar në pozitën e Drejtorit Komercial në këtë ndërmarrje. Ai në këtë konkurs është zgjedhue si me i miri duke grumbulluar, 72 pikë.
Vendimi për punësimin e tij është marrë me 4 prill 2025, nga Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, dikaster ky që merret me konkurset publike në KRU “Mitrovica”./Rajoni.org/