Friday, June 5, 2026

Auditori: Komuna e Malishevës pagoi 30 mijë euro për shërbime që nuk dihet çfarë ishin

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Malishevës ka realizuar një pagesë prej 30 mijë eurosh përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi me organizatën “Agjensioni i Zhvillimit Rajonal – Jugor (AZHR-Jug)”, pa pasur dëshmi të mjaftueshme për shërbimet e kryera.

Sipas raportit të auditimit, pagesa ishte bërë në emër të anëtarësimit për periudhën qershor 2024 – maj 2025. Qëllimi i marrëveshjes ishte mbështetja e zhvillimit socio-ekonomik të Komunës së Malishevës dhe ndihma në hartimin e projekteve.

Megjithatë, auditorët kanë konstatuar se marrëveshja nuk përcakton qartë se çfarë shërbimesh duhej të ofroheshin dhe çfarë detyrimesh kishte pala përfituese. Po ashtu, komuna nuk kishte dokumente që do të dëshmonin aktivitetet e realizuara apo përfitimet konkrete nga kjo marrëveshje.

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, megjithëse pagesa është paraqitur si shpenzim për anëtarësim, përmbajtja e marrëveshjes përfshin elemente të ofrimit të shërbimeve, gjë që mund të ketë shërbyer për t’iu shmangur procedurave të prokurimit publik.

Auditorët vlerësojnë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e kontrolleve të pamjaftueshme të brendshme dhe moszbatimit të plotë të rregullave të prokurimit.

ZKA paralajmëron se pagesa të tilla, të bëra pa procedura të rregullta dhe pa dëshmi të qarta për përfitimet e marra, mund të dëmtojnë transparencën dhe të rrisin rrezikun e shpenzimit joefikas të parasë publike

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer