Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, ka vlerësuar mbështetjen e marrë në tubimet e mbajtura në Vushtrri, Podujevë dhe Degën e Tretë të LDK-së në Prishtinë, duke thënë se këto takime dëshmuan rikthimin e besimit qytetar në partinë e tij.
Manaj ka falënderuar aktivistët dhe qytetarët për përkrahjen e treguar, duke theksuar se vizioni rugovist po gjen gjithnjë e më shumë mbështetje në mbarë vendin.
Postimi:
Vushtrria, Podujeva dhe Dega e Tretë në Prishtinë mbremë dëshmuan fuqishëm se është rikthyer besimi qyetarë në Lidhjen Demokratike të Kosovës!
Falemnderit nga zemra për secilin aktivist e aktiviste dhe për secilin qytetar për mbështetjen e fuqishme për kthimin e vizionit rugovist në qeverisjen e Kosovës!
Me 7 qershor ringritja e madhe do të ndodh! 🔥
LDK 113 ✌️ Vjosa 1✅ Lumiri 2✅ Shkëmbi 20✅