E mërkurë, 24 Prill, 2024

Bukuroshja nga Drenica e rrëmben çmimin e bukurisë “Miss Elite 2023” në Egjipt

Miss Elite është një konkurs ndërkombëtar i bukurisë që zhvillohet në Somabay, një qytet turistik modern në Detin e Kuq, Egjipt, shkruan portali rajoni.org.

Këtë vit konkursi u mbajt ditën e premte më 19 maj dhe mes 40 konkurrenteve në finalen e madhe, modelja kosovare Mejreme Hajdaraj arriti të kurorëzohej si “Miss Elite 2023”.

Bukuroshja e Kosovës është fituese e shumë kurorave duke përfshirë “The Miss Dreamgirl Of The World 2022” “The Miss Globe Kosova 2022” dhe “Miss Grand Kosova 2021”.

22 vjeçarja, Mejreme Hajdaraj nga Drenasi është një modele profesioniste që nga viti 2016 e cila e do botën e artit në përgjithësi.

Ajo ishte pjesë e shumë konkurseve të bukurisë për të fituar, por synimi i saj ishte edhe të njihte më shumë kulturën botërore, të mësonte më shumë rreth modelingut dhe gjithashtu të tregonte më shumë për veten.

Për me shume shikojeni intervisten: LINKU

https://fb.watch/kQySTfDfPW/?mibextid=Nif5oz

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer