E hënë, 7 Tetor, 2024

Çmimet marramendëse që VIP-at paguan për të marrë pjesë në “Met Gala”

Met Gala është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme e modës së vitit dhe megjithëse pak njerëz marrin ftesë, ata duhet të paguajnë 75,000 dollarë biletën. Met Gala bëhet çdo të hënë të parë të majit dhe me ardhjen e saj çdo herë diskutohet edhe për koston e biletave. Procesi fillon me marrjen e një ftese, nuk mund të blejë kushdo një biletë, edhe nëse janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme parash.

Biletat individuale për Met Gala-n këtë vit kanë kushtuar 75,000 dollarë, krahasuar me 50,000 dollarë në vitin 2023. Çmimi i tavolinave fillon nga 350,000 dollarë. Shpesh, shtëpitë e modës blejnë tavolina dhe ftojnë personalitete me profil të lartë. Për këtë arsye, edhe yjet më të pasur rrallëherë paguajnë çmimin e plotë për vendet e tyre.

Ngjarja në fund të fundit është mbledhje fondesh dhe deri më sot, nën drejtimin e Anne Wintour, ka grumbulluar rreth 223,5 milionë dollarë. Vitin e kaluar, Met Gala grumbulloi rreth 22 milionë dollarë. Pjesëmarrësit së pari ecin nëpër tapetin e kuq në veshje të planifikuara me kujdes në përputhje me kodin e veshjes dhe temën.

Pas mbërritjes në muze, fillon me një orë koktejlesh. Gjatë kësaj ore, të ftuarit kanë rastin të shohin ekspozitën në muze dhe më pas ndjekin një darkë festive. Performancat e befasishme gjithashtu janë të zakonshme gjatë mbajtjes së këtij eventi. Tradita e performancave të Met Gala filloi në vitin 2010, kur Lady Gaga këndoi “Bad Romance” dhe kanë performuar yje si Madonna dhe Lizzo. Pas kësaj, mbrëmja vazhdon me një after-party.

Ndërkaq, fustani i Jennifer Lopez në Met Gala 2024 ka tejkaluar çdo pritshmëri. Një fustan mahnitës i gjithi i krijuar me dorë nga shtëpia e modës Schiaparelli Haute Couture dhe i krijuar nga Daniel Roseberry. Sipas njoftimit zyrtar të shtëpisë së modës, fustani pa rripa dhe i gjithi tyl i qëndisur që krijonte një iluzion me pamjen, ishte i qëndisur me perla agjendi dhe diamante të rremë. U deshën mbi 2.5 milionë rruaza argjendi për t’u bërë dhe 800 orë qëndisje me dorë./TCH

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer