E premte, 6 Dhjetor, 2024

Conte kushton shumë, Ibrahimovic zgjedh ish-shokun e skuadrës si kandidat për stolin e Milan

Zlatan Ibrahimovic ka marrë iniciativën e kërkimit për trajnerin e ri të Milanit, edhe pse padyshim që vendimin përfundimtar do ta marrë Cardinale. Zlatan dëshiron Antonio Conte, por drejtuesit e klubit mendojnë se ky operacion është i vështirë pasi trajneri italian kushton shumë.

Tashmë, vëmendja është tek ish-lojtari i Milanit, Van Bommel, aktualisht trajner i Antëerp.

Van Bommel do të ringjallte moton e lashtë ” Milani për tifozët e Milanit”, duke qenë se si lojtar kaloi një sezon e gjysmë me kuqezinjtë, duke fituar kampionatin në vitin 2011 me Ibrën. Holandezi është një trajner që preferon taktikën sulmuesi, i cili luan me 4-3-3 dhe i jep rëndësi lojës në krahët e fushës.

Megjithatë nuk është kandidati i vetëm. Pasi hipoteza e Lopeteguit është ftohur, Fonseca, Tedesco dhe Palladino janë gjithashu nën vëzhgim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer