Sunday, May 17, 2026

Daut Haradinaj pritet ngrohtësisht në Likoc të Skenderajt: Sa herë jam këtu më kthehet kujtesa tek lufta dhe tek qindra heronjtë e kësaj ane

Në Likoc të Drenicës, Daut Haradinaj ka zhvilluar takim me dhjetëra banorë të kësaj ane, të cilën ai e cilësoi si vend të shenjtë për të dhe për Kosovën.

Haradinaj theksoi se çdo vizitë në Likoc i rikthen kujtimet e luftës dhe të qindra heronjve të kësaj treve, me të cilët kishte qenë i angazhuar gjatë periudhës së luftës çlirimtare.

“Sonte në Likoc të Drenicës u prita ngrohtësisht nga Bashkim Asllani dhe dhjetëra burra të këtij vendi të shenjtë për mua dhe për Kosovën. Sa herë jam në këtë vend, më kthehet kujtesa tek lufta dhe tek qindra heronjtë e kësaj ane,” ka shkruar ai.

Në këtë takim, së bashku me Arben Kiqinën dhe bashkëluftëtarë të tjerë, u ndanë kujtime nga periudha e luftës, të cilat ai i cilësoi si të paharrueshme dhe burim motivimi për të ardhmen.

“Likoci, si qendër e luftës në Kosovë, mbetet gjithmonë edhe qendër frymëzimi në zemrat e shqiptarëve liridashës,” ka shtuar Haradinaj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer