E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Deliu thotë se ministrja Haxhiut po manipulon qytetarët: Padi në GJND mund të bëjnë vetëm shtetet anëtare të OKB-së

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu pasi ditën e djeshme tha se me pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, do të hapen rrugë për padi për gjenocid ndaj Serbisë.

Sipas deputetes, një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë mund të bëjë vetëm një shtet anëtar i OKB-së.

Deliu-Kodra tutje në reagimin e saj thotë se një gjë e tillë po bëhet edhe për të larguar vëmendjen nga themelimi i Asociacionit, gjë të cilën sipas saj kjo qeveri ka thënë se nuk do e bëjnë, por në fakt po e bëjnë, e edhe për padinë kanë thënë se do e bëjnë, por se s’po ndodh.

“Ministrja Haxhiu edhe një herë paska provuar t’i manipuloj qytetarët. Po thotë se pas pranimit në Këshill të Evropës, Kosovës i hapet rrugë për padi për gjenocid ndaj Serbisë. Kjo, fatkeqësisht, nuk është e vërtetë. Vetëm një shtet anëtar i OKB-së mund të bëjë një padi të tillë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Tani, janë dy arsye pse Ministrja Haxhiu bënë këso lojëra fjalësh: E para, për të larguar vëmendjen nga themelimi i Asociacionit – që po bëhen gati ta bëjnë. Dhe, e dyta por jo më pak e rëndësishme, për të “realizuar” gjoja një premtim elektoral, sikur ai për padinë për gjenocid ndaj Serbisë. Keni thënë nuk do ta bëjmë Asociacionin – po e bëni. Keni thënë do të bëjmë padi për gjenocid ndaj Serbisë – nuk po e bëni. Këta jeni ju”, ka shkruar Deliu-Kodra në Facebook.

Ministrja Haxhiu, ditën e djeshme për Kosovapress ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të hap rrugë për drejtësi. Sipas saj, prioritet i qeverisë mbetet padia për gjenocid nga Serbia. Ajo shton se kanë pasur disa takime me ekspertë të profilizuar në krimin që ndërlidhet me gjenocidin. Megjithatë, njohës të sistemit të drejtësisë konsiderojnë se një gjë e tillë është e pamundur.

Share Now

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer