LDK sot ka mbajtur tubim në Gjilan, ku të pranishmëve iu drejtua lideri i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Në këtë tubim ishte edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila thotë se Gjilani ka vetëm një shtëpi politike dhe ajo mbetet Lidhja Demokratike e Kosovës.
Postimi i Rrezarta Krasniqi:
Gjilani ka vetëm një shtëpi politike dhe ajo mbetet Lidhja Demokratike e Kosovës!
LDK-ja dhe Gjilani kanë lidhje që nga Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova. Nga sonte u vulos fitoja e Lidhjes Demokratike në Gjilan dhe gjithandej Kosovës.
Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!
Zoti e bekoftë popullin tonë!