E premte, 19 Prill, 2024

Detaje/ Vidhen stoli ari mbi 70 mijë euro në dy lokacione, katër të arrestuar

Sot janë arrestuar katër persona për dy raste të ndara të vjedhjeve në Podujevë e Prishtinë.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë,me datën 20.01.2023, ku nga persona të dyshuar janë vjedhur stoli ari dhe bizhuteri (në vlerë rreth 70000 euro), raporton Indeksonline.

“Puna e hetuesve policor është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar, si dhe të sekuestrojnë një veturë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Pjesë e aksionit ka qenë kontrolli i vendbanimit të personit të dyshuar, i cili është realizuar në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake”, njofton Policia për Indeksonline.

Personi i dyshuar është K.S mashkull, 35 vjeç. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Kurse në rastin e dytë, janë arrestuar tre persona për vjedhje në fshatin Siboc të Podujevës më datë 17.02.2023.

Në një shtëpi janë raportuar të vjedhura stoli ari, që arrijnë vlerën rreth 7000 euro.

Tre personat e arrestuar, (njëri nga ta i mitur), pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer