E enjte, 9 Maj, 2024

Dhëndrri iu punësua në “Iber-Lepenc”: Dikur Rrustemi thoshte se e ka lutur motrën të mos aplikonte në konkurse publike

Nacionale dje raportoi për punësimin e asamblistit të Vetëvendosjes nga Malisheva, Veton Zogaj, në pozitën e shefit të Shërbimit për Burime Njerëzore në ndërmarrjen publike Ibër-Lepenc.

Zogaj është dhëndrri i Adnan Rrustemit, deputetit të njohur të VV-së.

Ky i fundit, pra Rrustemi, në disa raste kishte pasur deklaratë të forta kundër nepotizmit. Madje, në T7 kishte deklaruar se e ka lutur motrën e tij të mos aplikonte në konkurse publike.

“Nuk ka nepotizëm në qeverinë e VV-së në asnjë rast, po e them sinqerisht. Nuk kam asnjë familjar që aplikon në konkurse publike. Ju lutna që të mos aplikojnë në këto konkurse. E kam një motër me dy mastera dhe i lutem që të mos aplikoj në konkurse publike. Si fenomen nuk e pranoj. Nuk ka në Kosovë raste të nepotizmit që dy vite qeverisje” – shtoi Rrustemi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer