E hënë, 7 Tetor, 2024

Dhunë në një familje kosovare, burri keqtrajton gruan shtatzënë

Dhuna në familja po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Ato madje nuk ‘kursehen’ nga sulmet as gjatë muajve të shtatzënisë, duke qenë kështu në rrezik të madh, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe me një 19-vjeçare shtatzënë në Gjakovë, e cila dyshohet se u keqtrajtua fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se ajo ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se nuk ndihet e sigurt të vazhdojë bashkëjetesën me të dyshuarin. Si pasojë e dhunës që ka përjetuar, ajo ka marrë edhe ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë 24-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer