E diel, 28 Prill, 2024

“Drejtori i shkëputi incizimet dhe i morri me usb”/ Agjencia për Informim dhe Privatësi ‘ viziton ‘ QKMF’në e Drenasit

Pas vizitave të një pas njëshme që Policia e Krimeve Ekonomike i kishte bërë këtij institucioni nën dyshimet për mosrealizim dhe keqpërdorime brenda një kontrate, së fundi është ‘ vizituar ‘ edhe nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, shkruan portali rajoni.org.

Pas instalimit të sistemit të kamerave, pa vendosur shenja njoftuese në hyrje të objektit, pa informuar stafin shëndetësor dhe pa një zyrë të veçantë për monitorimin e tyre, njëri prej mjekëve të kësaj qendre mjekësore kishte bërë ankesë në AIP ndaj drejtorit të QKMF – Drenas, Ismet Bogiqi, i cili kishte monitoruar, madje kishte shkëputur në mënyrë të jashtëligjshme sekuenca nga ky vezhgim dhe i kishte bartur në USB dhe të cilin e kishte dërguar në Komision Disiplinor .

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka ‘ vizituar ‘ dy herë QKMF – në e Drenasit dhe ka bërë inspektimin nga afër këti institucioni dhe është bindur për pretendimet e cekura në ankesë. Në fund AIP ka nxjerrur një vendim në të cilin e urdhëron drejtorin që në afat prej 15 ditësh të vendos shenja njoftuese të kamerave dhe ti informoj me shkrim stafin rreth vendosjes së kamerave dhe ia ndalon qasjen në kamera, sidomos në zyrën e tij.

Rajoni ka mësuar se disa mjekë të Drenasit janë duke përgaditur padi ndaj drejtorit Bogiqi pasi ky i fundit në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nr. 06/L-082 dhe pa pelqimin e tyre duke ndërhyrë drejtpërdrejt në privatësinë e tyre, kishte përcjellur dhe i kishte manipuluar me USB duke i dërguar jashtë institucioni.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer