Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Skenderajt, Arbnor Çitaku, së bashku me stafin e tij, ka vizituar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e Subqendrës në fshatin Qirez.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Urbanizmit, punimet janë duke u zhvilluar me intensitet të shtuar dhe në përputhje me planifikimin e paraparë.
Nga kjo drejtori është theksuar se angazhimi për realizimin e projekteve infrastrukturore në shërbim të qytetarëve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me synim përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e zonave lokale.

