Tuesday, June 16, 2026

Gjeneral Bashkim Jashari pret në takim Atasheun e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim mirëseardhës  Atasheun e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të akredituar në Kosovë, Nënkolonel Denise McMahon. Fillimisht Gjeneral Jashari uroi Nënkolonel McMahon për detyrën e atasheut të mbrojtjes dhe në të njëjtën kohe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë takimit, KOMFSK e njoftoi për të arriturat e deritanishme të FSK-së, si dhe diskutoi për objektivat e tij lidhur me zhvillimin e forcës, me fokus në planet bilaterale lidhur me trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet tjera të përbashkëta. Në anën tjetër, Nënkolonel McMahon përgëzoi Gjeneral Jasharin për zhvillimin e madh të FSK-së dhe për profesionalizmin e lartë të personelit të FSK-së dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe afirmimin e bashkëpunimit ndërmjet Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në fund të dy palët u pajtuan që marrëdhëniet bilaterale të zhvillohen edhe më tutje, me fokus kryesor në fushat e zhvillimit të kapaciteteve ushtarake të FSK-së në funksion të përmbushjes së misionit të saj.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer