Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka pritur sot ekipin e Drenica Futsall, pas shpalljes kampion i Kosovës në futsall.
Përmes një postimi, Lushtaku i ka uruae futbollistët, stafin teknik dhe drejtuesit e klubit për suksesin e arritur, duke e cilësuar titullin kampion si rezultat të punës, angazhimit dhe karakterit të treguar ndër vite.
“Sot pata kënaqësinë të pres ekipin e Drenica Futsall, fitues i kampionatit në futsallin e Kosovës, të cilët me lojë, angazhim dhe karakter na bënë krenarë të gjithëve,” ka shkruar ai.
Postimi:
Mirë se erdhët, kampionë! ❤️🖤
Sot pata kënaqësinë të pres ekipin e Drenica Futsall, fitues i kampionatit në futsallin e Kosovës, të cilët me lojë, angazhim dhe karakter na bënë krenarë të gjithëve.
Titulli i kampionit të Kosovës është një sukses i merituar dhe një dëshmi e punës së palodhshme të futbollistëve, shtabit teknik dhe drejtuesve të klubit për vite me radhë.
Tani na presin garat ndërkombëtare në Ligën e Kampionëve në futsall. Jam i bindur që Drenica Futsall do ta përfaqësojë me dinjitet Skenderajn dhe Kosovën, ashtu siç na kanë bërë krenarë gjatë gjithë sezonit.
Urime kampionë e suksese në Evropë! ❤️🖤🏆
SL