Një nënë [me të mëta fizike] në stacionin policorë të Skenderajt ka raportuar në pasditën e se dielës në Polici se dy vajzat e saja të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer, raporton portali rajoni.org.
Sipas të njëjtes ato përmes telefonit janë duke i shkaktuar presion, dhunë psikike viktimës, duke i thënë se gjenden nëpër lokacione të ndryshme.
Në raportin e policsë mësohet se njëra nga të dyshuarat është sjellë në stacion policor të Skenderaj dhe është intervistuar.
Me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar dhe është iniciuar si “Dhunë në familje’./Rajoni.org/