Tuesday, May 19, 2026

Dyshime për keqpërdorime në shpronësime në Ferizaj, vlera nga 32 deri në 90 euro për një m2, mbi 600 mijë euro dëm për buxhetin e shtetit

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka ngritur shqetësime për dy raste të shpronësimeve në Komunën e Ferizajt, që sipas saj lidhen me mospërputhje të mëdha mes vlerësimeve institucionale, gjendjes në terren dhe vendimeve gjyqësore.

Pacolli tha se rastet në zonat kadastrale Bibaj dhe Fshati i Vjetër kanë prodhuar pasoja të konsiderueshme financiare për buxhetin e shtetit dhe kanë ngritur dilema serioze për mënyrën e vlerësimit të pronave gjatë proceseve të shpronësimit, transmeton IndeksOnline.

Sipas saj, në një rast konkret, vlera e shpronësimit është rritur nga 32 euro në 90 euro për një metër katror me vendim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, duke krijuar një diferencë të madhe krahasuar me vlerësimet zyrtare dhe tregun përreth.

Ajo shtoi se në këtë proces janë përfshirë edhe kompensime për “humbje vlere” të pronës, të cilat sipas saj nuk përputhen me gjendjen reale në terren, ku prona ka potencial të shtuar zhvillimor për shkak të infrastrukturës.

Ministrja bëri të ditur se këto vendime kanë krijuar obligime financiare për shtetin mbi 600 mijë euro dhe kërkoi hetim nga organet e drejtësisë, duke ngritur dyshime për keqpërdorim të parasë publike dhe parregullsi në procedura.

Po ashtu, ajo përmendi edhe një rast tjetër në Fshatin e Vjetër, ku sipas saj ekzistojnë dyshime për tjetërsim të pronës publike dhe kompensim që kap vlerën rreth 1.7 milionë euro, duke kërkuar verifikim të plotë të dokumentacionit nga institucionet kompetente./Indeksonline/

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer