E martë, 30 Prill, 2024

Dyshime për kurdisje të konkursit në Drenas, pritet ‘rehatimi’ i asamblistes së PDK’së

Burime të portalit rajoni.org brenda komunës së Drenasit kanë denoncuar konkursin e hapur nga komuna e Drenasit për poziten “infermier në QKMF, KPSH, AMF, Urgjencë”, shkruan portali rajoni.org.

Sipas tyre, dyshohet së disa pozita në këtë konkurs janë të kurdisura, madje dyshohet së njëra prej tyre është e parapërgaditur për asamblisten Malsore Cakiqi, e cila pritet të punësohet në përfundim të procedurës së konkursit.

Me poshtë gjeni edhe rezultatet e publikuar nga Komuna e Drenasit, ku malsore Cakiqi në testin me shkrim ka arritur ti grumbulloj 59 pikë, vetëm 5 pikë me pak së vendi i parë.

Portali rajoni.org i ka shkruar edhe zyres së Ramiz Lladrovcit lidhur me dyshimet për kurdisje të konkurseve, mirëpo deri në publikimin e artikullit ata nuk kanë kthyer përgjigjje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer