E premte, 29 Mars, 2024

E bukur: Turqia i nderon qentë që shpëtuan jetë, u blen biletë luksoze avioni

Për nder të shërbimit të bërë pas tërmetit që goditi Turqinë, vendi ka nderuar qentë heronj të shpëtimit duke i rikthyer nëpër shtëpitë e tyre me udhëtime “first class”.

Bëhet e ditur se kompania e aviacionit Turkish Airlines nuk ka dashur që të rikthejë qentë në hapësirën e ngarkesave në avion, pas gjithë punës së vështirë që kanë bërë.

Kujtojmë se tërmeti me magnitudë 7.8 i 6 shkurtit vrau më shumë se 45,000 njerëz në Turqi dhe mijëra të tjerë në Sirinë fqinje, ndërsa ka shkatërruar qindra mijëra ndërtesa.

Duke folur për DailyMail, një zëdhënës i Turkish Airlines ka thënë se: “Ndërsa ne kemi përjetuar një periudhë të jashtëzakonshme brenda operacioneve tona të evakuimit për shkak të tërmeteve të përqendruara në rajonet tona lindore që prekën të gjithë vendin dhe kombin tonë, ne do të fluturojmë heronjtë tanë, ekipet e shpëtimit së bashku me qentë e tyre, të cilët zakonisht lihen në kabinë (edhe në bussines class)”.

“Ishte më e pakta që mund të bënim për të treguar vlerësimin tonë për përpjekjet e sinqerta dhe heroike të këtyre qenve heroikë,”- ka thënë ai.

Është bërë e ditur se qentë e shpëtimit janë dërguar në Turqi nga një numër vendesh, duke përfshirë ShBA-në, Britaninë e Madhe, Kroacinë, Republikën Çeke, Gjermaninë, Greqinë, Libinë, Poloninë dhe Zvicrën. Ndërsa, Turkish Airlines ka thënë se kishte fluturuar gjithashtu qen nga Tajlanda, Kirgistani, Hungaria dhe Kina./GazetaNacionale/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer