Thursday, May 21, 2026

E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari Valmir Klinaku që humbi jetën në vendin e punës në objektin në Vushtrri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Vushtrrinë, ku një 31-vjeçar humbi jetën tragjikisht në vendin e punës.

Sipas informacioneve të raportuara, viktima është Valmir Klinaku, i cili dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një objekti në ndërtim në rrugën “Bedri Pejani”, pranë Akademisë Policore në Vushtrri.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës, e cila ka bërë të ditur se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Raportohet se 31-vjeçari ishte dërguar në spital pa shenja jete dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për reanimim, nuk ka arritur të mbijetojë.

Sipas raportimeve, Valmir Klinaku ishte nga Bivolaku i Vushtrrisë dhe në momentin e ngjarjes ishte duke punuar në objekt.

Ngushëllime familjes, miqve dhe të afërmve të të ndjerit. 🕊️

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer