Për shkak të situatës kaotike sot është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në komunën e Skënderajt, raporton portali rajoni.org.
Portali Rajoni sot ka raportuar veç e veç për gjendjen e rëndë të shumë fshatrave përfshirë qytetin, fshatin Kuqicë, Llaushë, Klinë, Qubrel etj.
Falë Zotit kjo ditë e vështirë për drenicasit nuk përfundoi me dëme njerëzore apo fatale.
Por, në fshatin Tushilë një banori nga lagjja Ibrahimi i ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Rajoni mëson se nga vërshimet që e kanë përfshirë vendqendërimin e tyre i kanë ngordhur të gjitha bagëtitë.